Lindja me operacion: Përgjigjet e dilemave më të shpeshta që keni

Lindja me operacion: Përgjigjet e dilemave më të shpeshta që keni

Nuk ka rëndësi si e keni lindur, ju keni sjellë në jetë një fëmijë!

Kjo është gjëja e parë që duhet të mos harroni kurrë. Lindje vaginale apo lindje me operacion, jeni përsëri ju që jeni kujdesur 9 muaj për beben tuaj, e keni lindur dhe e keni marrë në krahë sapo ka dalë nga trupi juaj. Lindja me operacion nuk ju bën më pak nënë.

Rastet kur është më mirë të lindni me operacion

Janë disa lloj shtatzënish që e kanë të domosdoshme një lindje të tillë, për shkak të disa komplikacioneve të cilat mund të rrezikojnë seriozisht jetën e nënës apo foshnjes, nëse ajo bën lindje vaginale. Këto komplikacione përfshijnë rastet kur bebja nuk është kthyer, pra nuk qëndron me kokën poshtë, gati për të lindur; binjakët, të cilët në shumë raste sillen në jetë me anë të prerjes çezariane (ka raste kur njëri prej tyre mund të dalë në lindje vaginale, ndërsa tek i dyti ndërlikohet); rastet kur plaçenta bllokon daljen e fëmijës, pasi është vendosur tek dalja e bebesn (placenta previa); kur foshnja është më i rëndë se normalisht, apo në rastet kur nëna vuan nga diabeti.

Fakti që lindjet me kirurgji janë shumë të përhapura, s’do të thotë se nuk ka rrezik!

Ndonëse janë bërë të zakonshme, kjo s’do të thotë se nuk kanë rreziqe, e madje ato mund të jenë të mëdha. Këto rreziqe mund të përfshijnë humbjen e gjakut, infeksionet, dhe dëmtimet e organeve përreth. Gjithashtu ekziston rreziku i bllokimit të arterjeve të mushkërive, pasi pas prerjes çezariane një fragment gjaku i mpiksur mund të mbërrijë në mushkëri. Gjithashtu, ekziston një rrezik i vogël që foshja të pësojë dëmtime nga bisturia, si edhe mund të jetë e nevojshme që të mbahet nën kujdes mjekësor për frymëmarrjen.

Përpara operacionit, injektohet një anestezi lokale dhe do të jeni zgjuar gjatë proçedurës

Vetëm në raste urgjente, injektohet një mpirje e plotë gjatë operacionit. Përgjithësisht nëna qëndron zgjuar gjatë gjithë operacionit, dhe nuk ndjen asnjë lloj dhimbjeje, përvecse trysnisë që ushtrohet në barkun e saj. Për shkak të anestezisë, mund të shkaktohet një dhimbje e fortë koke, por ajo largohet edhe pa nevojën e mjekimeve të posaçme.

Megjithatë, proçesi i rikuperimit është më i gjatë se ai pas lindjes vaginale

Pas një lindjeje vaginale, nënat qëndrojnë zakonisht 1-2 ditë në spital, por në rastin e lindjes me bisturi, mund të qëndrojnë deri në 5 ditë. Edhe pas kësaj, një nëne i duhet ë shumë kohë për ta rimarrë veten pas një lindjeje me operacion, deri në 2 muaj, një kohë shumë më e gjatë krahasimisht me 1 apo 2 javë që i duhet një nëne t’i kthehet gjendjes së mëparshme, pas një lindjeje vaginale.

Ka më shumë dhimbje

Ka shumë gra që i nënshtrohen lindjes me operacion për të shmangur dhimbjet e lindjes. Por pas operacionit, dhimbja në pjesën abdominale mbetet për një kohë të gjatë duke shkaktuar shtrëngim sa herë që qesh, përkulesh, teshtin, përthyen trupin- pothuajse çdo lëvizje shoqërohet me dhimbje. Lindja vaginale është e dhimbshme, por ajo shërohet brenda pak kohe.

Duke mos lindur në rrugë vaginale, foshnja mbetet pa një sërë bakteresh të nevojshme

Janë disa baktere me të cilat fëmija imunizohet gjatë lindjes vaginale, pasi ato gjenden në kanalin vaginal të nënës. Duke mos lindur në këtë formë, fëmija mbetet pa këto baktere, dhe këtë shumë studime e kanë quajtur shkaktar të problemeve shëndetësore të fëmijës si alergjia, apo obeziteti.

Megjithatë, disa pjesë të proçesit të rimarrjes janë të njejta me pas-lindjen vaginale

Njësoj si kur lind natyralisht, edhe në rastin e prerjes çezariane, duhet të bëni shumë kujdes që të paktën në 4 javët e para të mos ngrinipesha të rënda e të mos stërmundoheni. Shumë-shumë, mund të bëni ecje të ngadaltë. Kjo sepse, për shkak se keni mbajtur për 9 muaj një fëmijë në trupin tuaj, shumë muskuj janë dobësuar, pavarësisht mënyrës si kryhet lindja.

Po, mbetet një shenjë

Prerja zakonisht bëhet 2 gisht mbi vaginën, dhe shenja që mbetet mund të mbulohet nga të brendshmet. Ajo është zakonisht 10 centimetra e gjerë, përveç rasteve të veçanta, si në lindjen e binjakëve apo kur fëmija është më i madh se normalisht. Tani po përdoren teknika që shenja të jetë sa më pak e dukshme që është e mundur, duke shfrytëzuar gjenialitetin e kirurgjisë estetike.

Nëse lind njëherë me operacion, nuk do të thotë se duhet të lindësh gjithmonë me operacion

Mjekët e quajnë ‘Lindje Vaginale pas Ndërhyrjes Çezariane’, natyrisht në varësi të rrethanave të lindjes së parë me operacion. Megjithatë, në këtë rast është e nevojshme të këshilloheni me mjekun obstetër gjinekolog.

Lindja me bisturi mund të rrisë rrezikun e problemeve shëndetësore

Një prej problemeve më të mëdha që mund të hasen pas një prerjeje çezariane, është rritja e placentës deri në nivelin e mureve të mitrës, duke u ngjitur pas tyre dhe duke penguar krijimin e shtresave mbrojtëse. Gjithashtu ekziston rreziku i hemorragjisë pas disa lindjeve me operacion, si edhe infeksionet urinare!

Burimi: Glamour

Shpërndaje në: