Linja ajrore Prishtinë-Beograd, Rama: Hap i rëndësishëm, mirë bëri edhe Ramushi që e përshëndeti

Linja ajrore Prishtinë-Beograd, Rama: Hap i rëndësishëm, mirë bëri edhe Ramushi që e përshëndeti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përshëndetur marrëveshjen për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.

Përmes një postimi në Twitter, duke e cituar Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, ai tha se ky është një hap i rëndësishëm për qarkullimin më të lehtë të njerëzve e mallrave në Ballkanin Perëndimor.

Postimet në Twitter Rama i vazhdoi duke e përmendur kryeministrin në detyre Ramush Haradinaj, për të cilin tha se bëri mirë që e përshëndetin këtë hap.

“Shumë mirë bëri edhe Ramushi që e përshëndeti këtë hap? Paqja është tejet e vështirë, por në asnjë rast ajo nuk fitohet me mjetet e luftës dhe popullariteti i përkohshëm që sjellin nganjëherë ato mjete, nuk i sjell asnjë hajër popullit e vendit?”. ka shkruar Rama.

Shpërndaje në: