Lionel Messi tregoi klasin kur sigurimi ndali një fëmijë gjatë udhëtimit të Argjentinës

Lionel Messi tregoi klasin kur sigurimi ndali një fëmijë gjatë udhëtimit të Argjentinës

Lionel Messi është një prej individëve më të admiruar në botë.

Me statusin si një prej sportistëve më të popullizuar në glob, është e natyrshme që më i miri i të gjitha kohëve të admirohet nga miliona ndoshta edhe miliarda fansa.

Përkundër tërë kësaj vëmendje, 34-vjeçari vazhdon ta mbulojë veten në klas dhe sinqeritet, duke bërë gjeste të mira për ata që e duan.

Janë publikuar disa pamje nga ‘ESPN’ që tregojnë një shkëmbim të vogël mes Messit dhe një fansi të ri në kualifikuesen e Argjentinës për Kupën e Botës kundër Brazilit.

Videoja zemërngrohëse tregon një fëmijë duke u ndalur nga sigurimi kur Messi doli nga autobusi i skuadrës, me legjendën e Barcelonës që u fokusua në situatën dhe nxori më të mirën.

34-vjeçari nuk hezitoi t’i afrohej fëmiut, i cili ishte ndalur nga sigurimi dhe bëri një foto me të.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: