Lipjan: Fëmija rrëzohet nga dritarja e katit të dytë të shtëpisë

Lipjan: Fëmija rrëzohet nga dritarja e katit të dytë të shtëpisë

Policia njofton se një fëmijë në Lipjan është rrëzuar nga dritarja e katit të dytë të shtëpisë dhe për pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Fëmija është dërguar për trajtim mjekësor.

Njoftimi i plotë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Lipjan 12.09.2022-18:00. Viktima mashkull kosovar – fëmijë dyshohet se është rrëzuar nga  dritarja e katit të dytë të shtëpisë dhe për pasojë ka pësuar lëndime të rënda. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë dalë në venin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Në konsultim me prokurorin, pritet që më vonë të bëhet intervistimi i familjarëve lidhur me ngjarjen.

 

Shpërndaje në: