Liridon Selmani i hyn garës për Asamblenë e Prishtinës: Tregon pse iu bashkua ekipit të Uran Ismailit

Liridon Selmani i hyn garës për Asamblenë e Prishtinës: Tregon pse iu bashkua ekipit të Uran Ismailit

Kandidati për Asamble komunale nga lista e PDK-së (Uran Ismaili), Liridon Selmani, njëherit aktivist i shoqërisë civile, ka bërë me dije se konkuron në këtë garë, në mënyrë që të dalë nga ‘komfort zona’ sic thotë ai, dhe të kontribuojë në Asamblenë komunale të Prishtinës.

Pse Selmani vendosi të garojë me ekipin e Uran Ismailit?

“Motivimi, këmbëngulësia, guximi intelektual dhe energjia e këtij njeriu më janë shpërfaqur që nga ndryshimet të cilat i kam ndjerë si i punësuar në ShSKUK – sa ishte Ministër. Andaj nuk kam aspak dyshime që vendimi im për t’iu bashkangjitur këtij ekipi është i drejtë”, shkruan ai.

Njoftimi i plotë:

Më lejoni që tani të ndaj këtë lajm me Ju të nderuar miq, familjarë, kolegë, pacientë apo ish studentë të mi.

Kam vendosur që të dal nga ‘comfort zona’ që ia kisha krijuar vehtes tash sa vite dhe të garoj për një vend në Asamblenë Komunale të Prishtinës.

Shumica nga ju do të befasoheni me këtë vendim timin pasi një kohë duke qenë pjestar i shoqërisë civile shumë lirshëm kam shprehur mendimet e mia personale kryesisht për të kritikuar pushtetet cilatdo qofshin ato. Sado që duket paradoksale me kohë kam kuptuar që kritika mund të ndikojë, por për të ndryshuar sistemin duhet të integrohesh brenda tij.

Shtytja kryesore e këtij kandidimi mbetet insistimi i mikut tim Uran Ismaili me idenë që të bashkohemi rreth Prishtinës dhe të bëjmë dallimin – përndryshe nuk kam shprehur asnjëherë ambicje për ndonjë karierë politike.

Motivimi, këmbëngulësia, guximi intelektual dhe energjia e këtij njeriu më janë shpërfaqur që nga ndryshimet të cilat i kam ndjerë si i punësuar në ShSKUK – sa ishte Ministër. Andaj nuk kam aspak dyshime që vendimi im për t’iu bashkangjitur këtij ekipi është i drejtë.

Besoj fuqishëm që kam shumëçka për të dhënë  në mënyrë që qyteti të cilin aq shumë e dua dhe në të cilin jetojnë fëmijët e mi të merr konturat e një metropole europiane.

Përkundër bestytnive – Numri 13 për mua është një numër me fat. Me datë 13 prill ka ditëlindjen vajza ime e parë, që nga ajo ditë fati më ka përcjellë ngado ???

#prishtinanabashkon

Voto 1️⃣7️⃣7️⃣

Rrumbullakëso 13

Shpërndaje në: