Lirohen Dardan Molliqaj dhe aktivistët e tjerë të PSD-së

Lirohen Dardan Molliqaj dhe aktivistët e tjerë të PSD-së

Policia e Kosovës i ka liruar dy orë pasi u arrestuan Dardan Molliqajn dhe aktivistët e tjerë të PSD-së, Frashër Krasniqi, Zgjim Hyseni, Korab Korça, dhe Gëzon Kastrati.

Lajmin e ka bërë të ditur Frashër Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook.

“Kjo është fytyra e Qeverisë Kurti. Na arrestuan brutalisht për të treguar forcë, e na liruan pas 2 orësh sepse arrestimi ishte joligjor. Arbitrariteti i mendësisë totalitare nuk është ndryshe”, ka shkruar Krasniqi.

Kujtojmë se Policia e Kosovës, menjëherë pasi përfundoi protesta e veteranëve kishte arrestuar në formë të dhunshme Molliqajn me shokë. /Periskopi

 

Shpërndaje në: