Lirohet nga burgu 19 vjeçarja që helmoi vjehrrën

Lirohet nga burgu 19 vjeçarja që helmoi vjehrrën

Elda Tanushi, vajza 19-vjeçare që disa ditë më parë u arrestua pasi tentoi të helmonte vjehrrën, është liruar nga burgu. Vendimin e ka dhënë gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila caktoi masën “arrest në shtëpi”, pasi sipas saj vajza ndodhej në kushte të rënda psikologjike kur kreu veprimin.

Edhe Prokuroria ka rënë dakort me këtë vendim, duke marrë parasysh kushtet e rënda psikologjike në të cilaj ndodhej vajza 19-vjeçare. Në dëshminë e saj në sallën e gjyqit, Tanushi është shprehur se pavarësisht konflikteve të shumta që ajo kishte me vjehrrit e saj, nuk e kishte si synim vrasjen e tyre.

Elda Tanushi u arrestua pak ditë më parë, pasi helmoi vjehrrën e saj duke i hedhur një sasi helmi në gotën me kos. Fatmirësisht vjehrra ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore pa shqetësime serioze.

 

Shpërndaje në: