Lirohet reperi Buta

Lirohet reperi Buta

Reperi i njohur nga Ferizaj, Buta, është liruar nga burgu pas vendimit të gjykatës për t’i ndërprerë masën e paraburgimit.

Lajmi është konfirmuar për Indeksonline nga avokati i tij, Naim Ferati, transemton Periskopi.

“Butës i është ndërprerë masa e paraburgimit”, ka deklaruar Ferati.

Buta, një nga emrat më të njohur të skenës së hip-hopit në Kosovë, ishte mbajtur në paraburgim për disa javë.

Shpërndaje në: