Lista e 10 qyteteve më të lira dhe më të shtrenjta në botë
Parisi së bashku me Hong Kongun dhe Singaporin kryesojnë listën e qyteteve më të shtrenjta në botë.
Është hera e parë që tri qytete ndajnë vendin e parë në historinë 30-vjeçare të vëzhgimit të Njësisë së Inteligjencës së Ekonomistit që krahashon të dhëna nga 133 qytete botërore.
Kryeqyteti francez, që ishte i dyti vitin e kaluar, është një prej dy qyteteve evropiane në “Top 10”
Vëzhgimi krahason të dhëna për gjëra të përbashkëta, si buka, transporti, duhani, alkooli, e deri tek prerja e flokëve.
Qytetet evropiane kanë tendencë të kenë shpenzimet më të larta në kategoritë shtëpiake, kujdesin personal, rekreacion dhe argëtim, duke i bërë qytete të shtrenjta për t’u jetuar.
10 qytetet më të shtrenjta
- Singapore (Singapore)
- Paris (France)
- Hong Kong (China)
- Zurich (Switzerland)
- Geneva (Switzerland)
- Osaka (Japan)
- Seoul (South Korea)
- Copenhagen (Denmark)
- New York (US)
- Tel Aviv (Israel)
Ndërsa, qytetet që janë të renditura në fund të kësaj liste janë kryesisht vendet me konflikte dhe me inflacion të lartë.
10 qytetet më të lira
- Caracas (Venezuela)
- Damascus (Syria)
- Tashkent (Uzbekistan)
- Almaty (Kazakhstan)
- Bangalore (India)
- Karachi (Pakistan)
- Lagos (Nigeria)
- Buenos Aires (Argentina)
- Chennai (India)
- New Delhi (India)