Lista e Barcës ndaj Celtic, rikthehet Ter Stegen
Tifozët e Barcelonës kanë marrë një lajm të mirë para sfidës që skuadra e tyre e zhvillon ndaj Celtic në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Portieri gjerman, Marc-Andre Ter Stegen është i gatshëm për përballjen e sotme, pasi lëndimi i tij tashmë ka kaluar.
Ai është përfshirë në skuadrën e Barcelonës për ndeshjen ndaj skocezëve.
Kjo është lista e të grumbulluarve të Barcelonës për këtë përballje:
Ter Stegen, Cillessen, Pique, Rakitic, Busquets, Turan, Iniesta, Messi, Suarez, Neymar, Rafinha, Mascherano, Alcácer, Digne, Alba, Sergi Roberto, Andre Gomes, Umtiti. /Periskopi.com



