Lista serbe: Udhëheqësit e Kosovës deshën ta mbronin të preferuarin e tyre Sllobodan Petroviq

Lista serbe: Udhëheqësit e Kosovës deshën ta mbronin të preferuarin e tyre Sllobodan Petroviq

Udhëheqësit e Kosovës asnjëherë nuk kanë reaguar me zë të lartë kundër dhunës sikurse sot, kur “me gënjeshtra deshën të mbrojnë të preferuarin e tyre Sllobodan Petroviq”, i cili “pa ndonjë arsye sulmoi anëtarin e Listës Serbe Milan Kostiq.

Kështu thuhet në një reagimin e Listës Serbe lidhur me incidentin, ku kreu i SLS Sllobodan Petroviq është sulmuar fizikisht në qendër të Prishtinës nga zyrtarë të Listës Serbe, e afërt me presidentin Aleksandar Vuçiq, por që sipas kësaj partie, ka ndodhur e kundërta.

“Pas publikimit të një videoje, e cila padyshim mund të përcaktojë se Petroviq nuk është viktimë, por sulmues, dhe se në konferencën e sotme për shtyp në Prishtinë ai paraqiti shumë gënjeshtra, ne i bëjmë apel Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt dhe Behgjet Pacollit që edhe një herë, sikur sot, t’iu bëjnë thirrje institucioneve të Kosovës që ata udhëheqin, të sanksionojnë këtë sulm, i cili bazohet në mos tolerancën politike që Partia e Pavarur Liberale e udhëhequr nga Petroviq ka ndaj Listës Serbe, por gjithashtu duke pranuar qartë se Petroviq i ka gënjyer duke u prezantuar si viktimë”, thuhet në reagim.

Shpërndaje në: