Lista Serbe vështirë të shpallet parti antikushtetuese

Lista Serbe vështirë të shpallet parti antikushtetuese

Zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në Kosovë u vlerësuan pozitivisht nga vëzhgues vendorë e ndërkombëtarë.

Mirëpo, përjashtim pati në komunat me shumicë serbe, ku vëzhguesit e Bashkimit Evropian thanë se frikësimi dhe kërcënimet që serbët të votonin për vetëm një parti, pra Listën Serbe, e cenuan procesin zgjedhor.

E një tjetër problem ndodhi edhe gjatë procesit të verifikimit të votave nga Serbia, ku edhe u ndërprerë ky proces kjo për shkak të reaksionit alergjik që zarfet me vota nga Serbia u shkaktuan zyrtarëve të KQZ-së.

Krejt këto kanë bërë që të shtohen thirrjet që subjekti politikë Lista Serbe të shpallet antikushtetuese.

Por, një gjë e tillë duket vështir e arritshme, sipas njohësve të Kushtetues së Kosovës.

Njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu duke folur për lajmi.net ka thënë se kjo është çështje shumë delikate, pasi Lista Serbe është produkt i një marrëveshje ndërkombëtare.

Sipas tij, përkundër faktit që Lista Serbe është thjesht një filial e Beogradit në Kosovës, ajo është formuar me një marrëveshje ndërkombëtare, dhe sipas tij marrëveshjet ndërkombëtare kanë prevalent edhe ndaj ligjeve të brendshme të Kosovës.

“Lista Serbe është thjeshtë filial e Beogradit në Kosovë. Lista Serbe është formuar pikërisht me një marrëveshje ndërkombëtare të cilën përfaqësuesit e Kosovës e kanë lidhur me Beogradin në Bruksel. Pra është produkt i një marrëveshje ndërkombëtare. Ndërkohë që marrëveshjet ndërkombëtare kanë prevalent edhe  ndaj ligjeve të brendshme të shtetit pra edhe legjislacionit vendor e shtetëror të Kosovës. Dhe nëse nisesh nga këto premisa pa marrë parasysh çdo gjë që mund të jeta, ata për çdo ditë veprojnë në mënyrë kundër kushtetuese dhe kundër ligjore, eksponent të tyre, sepse kryetari i Listës Serbë p.sh është kryetar i Komunës së Mitrovicë së veriut me ligjet e Kosovës, pra ata shkelin çdo ditë kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, mirëpo madje edhe deklarativit edhe faktikisht janë institucione e përndjekjes janë prokuroritë ato të cilat nuk e bëjnë punën e tyre, që do duhej ta bënin”, ka thënë Baraliu.

Baraliu nuk është i sigurt që Gjykata Kushtetuese mund të merret më këtë çështje dhe ta shpall antikushtetuese.

“Por, nuk jam i sigurt që Gjykata Kushtetuese mund të merret me atë punë dhe ta shpall antikushtetuese, për arsye se po them është burim i një marrëveshje ndërkombëtare. Dhe pa marrë parasysh të gjitha këto veprime. Dhe kjo e fundit që dyshohet, (për helmimin e zyrtarëve të KQZ-së), pra nëse diçka dyshohet nuk mund të merret si akt dhe fakt i kryer, derisa nuk vërtetohet e kundërta ose e njëjta. Ani pse dyshimet ekzistojnë, po dyshimet ekzistojnë më shumë për shtetin Serbi i cili po bën çdo gjë para syrit të botës dhe askush as bashkësia ndërkombëtare nuk po e ndërmarrin asnjë veprim kundër tyre, sesa këto gjërat këtu brenda vendit”, ka thënë Baraliu.

Edhe eksperti i çështjeve ligjore dhe Kushtetuese, Riza Smaka, duke folur  rreth asaj se a mund të shpallet Lista Serbe antikushtetuese, ka thënë për lajmi.net se janë dy çështje, aspekti juridik dhe ai politikë.

Sipas tij, në aspektin juridik do duhej të shpallët antikushtetuese, mirëpo ekziston problemi tek aspekti politik për shkak të ndërkombëtarëve.

“Janë dy çështje pikërisht në këtë temë dy aspekte, juridik edhe politik. Pa dyshim se ajo është Listë antikushtëtare, e cila vepron haptas kundër Republikës së Kosovës, kundër institucioneve të Kosovës, është filial politike e shtetit. Ndërsa në aspekti juridik d.m.th  ka që ka bazë edhe nevojë për tu shpallë antikushtetare. Por tash vjen në mendime kjo teorema politike, që edhe faktori ndërkombëtar është i interesuar për ta bërë njëfarë amortizimi, një farë situate, d.m.th coftë për ta mbajt pezull këtë acarim konfrontues dhe antagonist mes institucioneve tona e popullit tonë edhe Serbisë. Prandaj nuk besoj se do të kishte shkuar atje çështja në finale”, ka thënë Smaka.

Ai tutje ka thënë se Lista Serbe është e financuar nga shteti serb

“Aq më pak që Gjykatën Kushtetuese nuk e kemi gjykatë të mirëfilltë nga fillim, sepse shpeshherë ka gjykuar nga aspekti politikë e jo juridik. Unë kam shkruar shpesh here, kam publikuar shkrime analitike, kam argumentuar që disa opinionet të gjykatës kushtetuare asgjë nuk kanë pasur të bëjnë me kushtetutën. Prandaj edhe këtë herë ma merr menja që Gjykata Kushtetuese më së paku do të ta kishte zhegitur këtë, pa nevojë dhe pastaj do ta kishte dhënë një opinion. Kjo shihet, si thuhet nga qielli, edhe vërejmë se kjo është Listë politike serbe e financuar nga Serbia e stimuluar e inspiruar edhe çdo pikëpamje e mbështetur nga shteti serb. Çështja është së këta edhe haptas në tubime publike i kanë manifestuar këto pikëpamje”, ka thënë Smaka.

Kujtojmë se Lista Serbe thuajse asnjëherë nuk i ka respektuar ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Shpërndaje në: