LIVE: Sekretari i FFK-së i kërkon para kamerave përfaqësuesit të UEFA-s mbështetjen e Ademit

LIVE: Sekretari i FFK-së i kërkon para kamerave përfaqësuesit të UEFA-s mbështetjen e Ademit

Ngjarje bizare e incidente të papranueshme po ndodhin në Federatën e Futbollit të Kosovës [FFK], në Kuvendin e saj  zgjedhor në të cilin po kërkon votëbesimin z.Agim Ademi. Tashmë ky Kuvend është mbyllur.

Një pikë e rendit të ditës i ndau edhe më shumë delegatët, disa prej të cilëve e akuzuan z.Ademi se i kishte ftuar edhe pse kishin kontratë me FFK-në, e disa prej të cilëve merrnin edhe 3 mijë euro rrogë.

Në votimin për rendin e ri të ditës ku duhej të ishte votëbesimi, në fillim dolën 29 vota për, më pas 31 e fare në fund 34.

Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu ishte ai që bëri një veprim të tmerrshëm para kamerave duke u parë derisa ecte në drejtim të përfaqësuesit të UEFA-s ose FIFA-s, edhe pse fillimisht nuk dihej pse, shkruan Periskopi.

Se z.Salihu është duke folur me përfaqësuesin e UEFA-s/FIFA-s mund ta shihni nga ora 1:56:33 e videos së mëposhtme. Ndërkohë, vetëm disa sekonda përfaqësuesi i njërës prej organizatave më të mëdha të futbollit në botë UEFA/FIFA, ai hip në foltore dhe jep mbështetjen për votimin për rendin e ditës ku përfshihej votëbesimi për z.Ademi.

Ndërkohë, ky Kuvend para se të mbyllej zgjodhi vetëm Komitetin Ekzekutiv./Periskopi

Shpërndaje në: