Liverpool, fitore me vështirësi kundër Ajax në Anfield

Liverpool, fitore me vështirësi kundër Ajax në Anfield

Liverpool mezi ka fituar në Anfield kundër Ajaxit. Mohamed Salah (17) dhe Joel Matip (89’) shënuan për Liverpoolin që marrin pikët e para në grup në Ligën e Kampionëve këtë sezon. Kudos (27’) barazoi për Ajaxin.

Liverpool ka arritur që të marrë fitore në Anfild kundër Ajax-it, për ta marrë fitoren e parë këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë filloi shumë më mirë për Liverpool të cilët vazhdimisht rrezikuan portën e mysafirëve.

Nga ky presion, nënkampioni i Europës do të vinte të goli i parë në ndeshje në minutën e 17-të të takimit.

Diogo Jota bëri një pasim fantastik për ta gjetur të lirë Mohamed Salah i cili shënoi golin e parë për Liverpoolin në këtë ndeshje.

Luis Diaz (23’) pati një rast ideal për gol por topi përfundoi shumë afër shtyllës së majtë dhe Ajax shpëtoi pa marrë golin e dytë në këtë ndeshje.

Por, pas këtij rasti, Ajax rikthehet në lojë dhe arrin që ta barazojnë rezultatin në minutën e 27-të.

Steven Berghuis ishte në pozitë të mirë për të shytuar, por ai pason tek Mohamed Kudus i cili arrin që të finalizon duke shënuar gol të bukur dhe duke barazuar rezultatin në 1-1.

Trent Alexander-Arnold (43’) bëri një krosim si pasim që vuri në siklet portierin e Ajax, Pasveer dhe detyroi atë që topin ta dërgon në rivënie nga këndi.

Liverpool lehtë ka mund të dënohet me gol, kur në minutën e 76-të  Delay Blind  mori një top të mirë në zonë por dështoi për të shënuar gol.

Darwin Nunez (83’) tentoi që të shënoi për Liverpool por edhe ai dështoi pasi që nuk ishte për të goditur brenda kornizave të portës.

Liverpool do të intensifikonte sulmet në minutat e fundit të ndeshjes.

Mohamed Salah arrititi që ta godiste shtyllën në minutën e 89-të por për Liverpool u akordua goditje nga këndi.

Krosimin e Tsimikas bëri që Matip të këtë shkëputjen me të madhe në sulm dhe të shënon gol me kokë që i dha fitoren Liverpool që për momentin është në vendin e tretë me tri pikë.

Liverpool dy ndeshjet e ardhshme në këtë grup do t’i zhvillon kundër Rangers kurse Ajax do të luajë kundër Napolit në dy ndeshjet e ardhshme.

Shpërndaje në: