Liverpool me gjest të fuqishëm në shenjë solidariteti për George Floyd

Liverpool me gjest të fuqishëm në shenjë solidariteti për George Floyd

Skuadra e Liverpool bëri një gjest të fuqishëm në solidaritet me kampanjën ‘Jetët e njerëve të zinj kanë rëndesi’ gjatë seancës së tyre stërvitore në ‘Anfield’ të hënën.

Secili lojtar ishte në gju, derisa po u fotografonin në qendër të fushës,

Futbollistët kishin veshur fanella me ngjyra të kuqe dhe të zezë, duke u kombinuar për soldarizimin me protestat që po mbahen aktualisht në SHBA.

“Uniteti është forcë”, shkruhet nga futbollistët e Të Kuqëve në rrjetet sociale.

Floyd ishte vrarë nga policia në Minesota javën e kaluar, duke shkaktuar protesta në shkallë të gjerë dhe trazirat në shumë qytete në Shtetet e Bashkuara.

Shpërndaje në: