Liverpool merr tri pikë ndaj Leeds në ‘Elland Road’, por humbet Harvey Elliott pas një lëndimi horror

Liverpool merr tri pikë ndaj Leeds në ‘Elland Road’, por humbet Harvey Elliott pas një lëndimi horror

Liverpool ka arritur të mbajë hapin me Chelsea dhe Manchester United, duke marrë tri pikë në “Elland Road’.

‘Reds’ kanë shënuar fitore 0:3 në një ndeshje ku talenti premtues i skuadrës, Harvey Elliott, theu këmbën dhe me gjasë do të humb pjesën e mbetur të sezonit, shkruan Periskopi.

Goli i parë i këtij takimi u shënua nga Mohamed Salah, i cili njëkohësisht shënoi golin numër 100 në Premier League.

‘Reds’ gjetën golin edhe në minutën e 50’, kësaj radhe me brazilianin Fabinho.

Ishte minuta e 60’ ajo që tregoi momentin më tragjik të ndeshjes, kur Struijk ndërhyri ashpër ndaj Elliott, për t’i thyer këmbën atij dhe për t’u ndëshkuar me karton të kuq.

Në minutën e 90+4′, Sadio Mane u përkujdes që të vuloste rezultatin final, duke gjetur më në fund golin edhe ai, pas 10 gjuajtjeve në portë sonte.

Kështu, Liverpool me këtë fitore shkon në kuotën e 10 pikëve, aq sa kanë edhe Chelsea e United, kurse Leeds mbetet me dy pikë. /Periskopi/

Shpërndaje në: