Liverpooli e konfirmon largimin e Manes, Bayerni e prezanton yllin senegalez

Liverpooli e konfirmon largimin e Manes, Bayerni e prezanton yllin senegalez

Tanimë është zyrtare, ku Liverpooli dhe Bayern Munich e kanë konfirmuar marrëveshjen e arritur për yllin senegalez, Sadio Mane.

Mane largohet nga Liverpooli dhe i bashkohet Bundesligas pas gjashtë sezoneve përplot me sukses te gjiganti anglez, përcjell KosovaPress.

Ai largohet nga “Anfield” duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm si Premier Ligën, Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube, Super Kupën e Evropës, FA Cup dhe Carabao Cup.

Nga 269 paraqitjet e tij për klubin, Mane shënoi 120 gola, 38 asistime dhe buzëqeshje dhe kujtime të panumërta.

Ndërkaq, pas konfirmimit të Liverpooli, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Bayernit, i cili e prezantoi transferimin e Manes.

Shpërndaje në: