Liverpooli e sakaton Arsenalin, shënon ai që s’shënon kurrë (Video)

Liverpooli e sakaton Arsenalin, shënon ai që s’shënon kurrë (Video)

Në supersfidën e kësaj jave që po luhet në Anfield Road mes Liverpoolit dhe Arsenalit, ka shënuar kjo e para me anë të kamerunasit Joel Matip.

Matip kërceu mbi të gjithë pas një krosimi fantastik nga Trent Alexander Arnold nga këndi. Me kokën e tij të madhe ai shënoi në qosh të portës që mbrohet nga portieri Leno, shkruan Periskopi.

Liverpooli po luan shumë më mirë, ndërsa Arsenali po kërcënon jorrezikshëm me anë të kundërsulmeve. Duke marrë parasysh ritmin e ndeshjes nuk besohet që ky do të jetë rezultati përfundimtar. /Periskopi,com/

Shpërndaje në: