Liverpooli hakmerret ndaj Chelseat, rimerr kreun përkohësisht (VIDEO)

Liverpooli hakmerret ndaj Chelseat, rimerr kreun përkohësisht (VIDEO)

Liverpooli ka arritur fitore të madhe në garën për titull. 

‘Të Kuqtë’ kanë mposhtur 2-0 Chelsean në ‘Anfield’, që është fitorja e parë pas shtatë viteve në stadiumin e tyre ndaj ‘Bluve’.

Skuadra e Jurgen Klopp duhet t’i falenderohet 10 minutëshit të parë të pjesës së dytë, aty ku edhe shënoi dy golat.

Pjesa e parë i takoi si me posedim ashtu edhe me raste vendasve, por që nuk arritën të shënonin.

45 minutëshi i dytë filloi furishëm dhe goli erdhi shumë shpejt. Sadio Mane (51′) me portën bosh arriti të shënonte për 1-0, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Mohamed Salah (53′) me një super gol dyfishoi gjithçka.

Pas dy golave, Chelsea u këndell dhe pati dy raste të arta me Eden Hazard, i cili së pari goditi shtyllën e më pas u ndal nga Alisson.

Deri në fund nuk pati ndryshim në rezultat dhe Liverpooli mori tre pikë të mëdha, ndërsa Xherdan Shaqiri u inkuadrua në fundin e ndeshjes.

Tashmë, L’pool rikthehet në krye të tabelës me 85 pikë, dy më shumë se City që ka një ndeshje më pak. Chelsea renditet e katërta me 66 pikë.

Javën e ardhshme, ‘Reds’ udhëtojnë te Cardiff kurse ‘Blues’ presin në shtëpi Burnleyn. /Periskopi/

Shpërndaje në: