Liverpooli i ndihmon Berishës të bëhet titullar te Lazio
Krerët e Lazios janë të gatshëm të shesin portierin e parë, Federico Marchetti, te skuadra e Liverpoolit.
Nëse ndodh kjo, atëherë do t’i hapej rruga portierit të Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, që të bëhej numri një i skuadrës nga Roma, është bërë e ditur të dielën nga mediumet italiane, përcjell Koha Ditore. Ato kanë raportuar se Lazio tashmë ka nisur negociatat me Liverpoolin dhe transferimi i Marchettit në “Anfield Road” është çështje ditësh.
Marchetti 33-vjeçar, ka kontratë me Lazion deri në vitin 2018 dhe klubi italian nga shitja e tij do të përfitojë rreth katër milionë euro.
Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, së bashku me presidentin Claudio Lotito, i kanë premtuar Berishës vendin e titullarit prej edicionit të ri që starton në muajin e ardhshëm…



