Liverpooli lehtësisht mposht Brentfordin dhe rrëmben pozitën e dytë

Liverpooli lehtësisht mposht Brentfordin dhe rrëmben pozitën e dytë

Liverpooli ka mposhtur lehtësisht Brentfordin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Premier League.

“Reds” triumfuan me rezultat komod 3 – 0, për të arkëtuar pikët e plota.

Ishte Fabinho që hapi serinë e golave me anë të një goli të bukur pas një asistimi të Alexander-Arnold (44′).

Ndërsa, mesfushori tjetër Alex Oxlade-Chamberlain dyfishoi epërsinë pas një asistimi të Robertson (69′).

Kurse, fitoren e vulosi Minamino, që shënoi tre minuta pas inkuadrimit (77′).

Tani, Liverpool renditët në pozitën e dytë me 45 pikë, derisa Brentford renditët në pozitën e 14-të me 23 sosh.

Shpërndaje në: