Liverpooli lëshon fitoren nga dora ndaj Brightonit

Liverpooli lëshon fitoren nga dora ndaj Brightonit

Liverpooli nuk ka arritur të triumfojë në udhëim te Brighton, përkundër se pati epërsinë gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes.

Kampioni në fuqi i Anglisë ka barazuar në udhëtim 1-1 falë një goli të pranuar në minutat shtesë nga penalltia.

Vendasit e patën mundësinë e parë për të shënuar, por mesfushori Neal Maupay dështoi të shënonte nga penalltia në minutën e 20-të.

Liverpooli e gjeti golin e avantazhit në minutën e 34-të me anë të Mohamed Salah, por goli i egjiptianit u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Përkundër rasteve të mira nga të dyja skuadrat, rezultati pas 45 minutave të parë ishte i barabartë 0-0.

Dany Welbeck i vendasve pat rast të artë për të shënuar, por goditja e tij u prit nga Alisson Becker.

E në minutën e 60-të kampioni në fuqi i Anglisë shënoi golin e parë në ndeshje, kur sulmuesi portugez Diogo Jota realizoi nga distanca për 0-1.

Vendasit vazhduan sulmet duke kërkuar golin e barazimit por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

The Reds shënuan përsëri në minutën e 84-të me Sadio Manen, por që goli i tij u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Por krejt në fund të ndeshjes, vendasit fituan përsëri penallti pasi Andy Robertson e shkaktoi atë.

Shpërndaje në: