Liverpooli ndjek ‘ëndrrën’ për kampionin e Premierligës, mposhtë Southamptonin dhe kthen kokën nga Gerrard

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Liverpoolit e ka fituar takimin ndaj Southamptonit me rezultatin final në 1:2.

Të parët shënuan Southamptoni përmes Remond në minutën e 13’të të takimit, shkruan Periskopi.

Por nuk vonoi edhe shumnë, Liverpooli u kundërpërgjigje me golin e Minaminos në minutën e 27’të.

Me rezultati 1:1 përfundoi edhe pjesa e parë, por me të filluar e dyta, Liverpooli e mori lojën në kontrollë gjë që shënoi edhe njëherë.

Matip ishte ai që realizoi për epërsin 1:2 dhe golin e fitores për ‚The Reds‘.

Me këtë fitore, skuadra e Klopp i afrohet Man City me një pike më pakë, ku ‘qytetarët‘ kanë 90 pikë dhe një ndeshje të fundit ndaj Aston Villës.

Ndërkaq, Liverpooli ndeshjen e fundit e zhvillon ndaj Wolvesit.