Liverpooli nuk bie ndaj Aston Villës – E barazon Cityn me pikë

Liverpooli nuk bie ndaj Aston Villës – E barazon Cityn me pikë

Skuadra e Liverpoolit ende nuk ka shuar shpresat për ta fituar Premierligën.

Djelmoshat e Klopp triumfuan në këtë ndeshje me rezultatin final në 1:2, shkruan Periskopi.

Për Aston Villën shënoi, Diaz, kurse për fitoren e ‘The Reds’ u kujdesën Matip dhe Mane.

Me këtë tre pikësh, Liverpooli barazon Manchester Cityn që janë në garë të ngushtë për titull.

Aktualisht City ka 86 pikë dhe një lojë më pak, ndërsa Liverpooli e barazoi sonte me po aq pikë.

Kujtojmë se nesër me fillim nga ora 21:15, City takohet me Wolves.

Shpërndaje në: