Liverpooli po kompletohet – Dy lojtarët kyresor kalojnë lëndimet

Liverpooli po kompletohet – Dy lojtarët kyresor kalojnë lëndimet

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka marrë lajmin e mirë se mund të llogarisë sërish te Konate dhe Henderson, pasi të dy janë rikuperuar nga lëndimet përkatëse.

Konate ishte jashtë fushës për dy muaj, pas problemeve në gju. Jordan Henderson kapërceu një problem muskulor. Të dy mund të kthehen kundër Brighton në fundjavë.

Vala e dëmtimeve që prek skuadrën e Liverpool-it po përmirësohet, pasi Joel Matip, Diogo Jota dhe Thiago Alcantara janë rikthyer para pushimit për ndeshjet e kombëtares.

Andy Robertson, Naby Keita dhe Alex Oxlade-Chamberlain vazhdojnë të jashtë opsioneve të trajnerit.

Shpërndaje në: