Livoqi i Ulët bëhet Livoqi i High-të: Policia zë me drogë persona në dy fshatra e tri qytete

Livoqi i Ulët bëhet Livoqi i High-të: Policia zë me drogë persona në dy fshatra e tri qytete

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar pesë raste të sekuestrimit të substancave narkotike në vendin tonë.

Ajo që bie në sy është se vetëm njëri ndër pesë rastet ka ndodhur në kryeqytet, Prishtinë, kur dy personave iu gjet marihuanë.

Kjo kishte ndodhur në rrugën Ahmet Krasniqi.

Një rast tjetër ka ndodhur në Gjilan, rrugën Medlin Olbrajt [Madelein Albright] ku një personit i ishte gjetur kanabis sativa, përcjell Periskopi.

Dy persona tjerë janë vënë nën pranga për sekuestrimin e dy cigareve që dyshohej se ishin me marihuanë.

Sidoqoftë, dy rastet tjera janë regjistruar në dy fshatra të Kosovës. Njëri në Livoqin e Ulët ku një person donte të bëhej ‘high’ përmes 0.39 gramëve të kanabis sativës dhe tjetri në Zhabarin e Mitrovicës ku personi i arrestuar kishte 115.6 gramë marihuanë. /Periskopi

Shpërndaje në: