Lladrovci: Filluan paditë e para nga mësuesit ndaj komunës tonë, mes tyre edhe një lehone që iu ndal paga

Lladrovci: Filluan paditë e para nga mësuesit ndaj komunës tonë, mes tyre edhe një lehone që iu ndal paga

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, njofton se kanë filluar paditë e parë ndaj komunës për ndaljen e pagave ndaj mësimdhënësve.

Ai njofton:

Sapo u njoftova se filluan paditë e para kundër komunës së Drenasit me rastin e ndalesës së pagave ndaj mësimdhënësve edhe pse ndalesa është bërë nga Thesari i Ministrisë së Financave, mirëpo, mësimdhënësit kanë kontrata të lidhura me Komuna, e aq më keq, në rastin konkret, është ndaluar paga një lehone.

Unë si kryetar komune po e përcjell me mjaft shqetësim një situatë të tillë, në të njëjtën kohë i bëj thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës, rrjedhimisht Ministrisë së Financave që të gjej zgjidhje dhe të bëj ekzekutimin e pagave për të gjithë mësimdhënësit, në të kundërtën do të kemi ngarkim të sistemit gjyqësor, rrjedhimisht dëmtim të buxhetit nga shpenzimet procedurale nëpër gjykata.

Shpërndaje në: