Lladrovci flet pas incidentit të mbrëmshëm: M’vjen keq që një mësimdhënës provon ta prish heshtjen

Periskopi.com Lajme

Drejt kutive të votimit është drejtuar edhe kandidati për kryetar të Drenasit nga PDK, Ramiz Lladrovci, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Lladrovci ka ftuar të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të dalë në votime.

Lladrovci ka folur edhe për incidentin e mbrëmshëm ku është shprehur se i vije keq se si një mësimdhënës provon ta prish heshtjen në këtë fushatë kaq të bukur që është zhvilluar në Drenas.

“Unë e kam bërë komentin mbrëmë dhe më vjen keq që një mësimdhënës, një pedagog provon ta prish atmosferën edhe ta prish heshtjen në këto zgjedhje në këtë fushatë kaq të bukur që është bërë në komunën tonë, më vjen shumë keq që ai ka provua që ta prish heshtjen ju mund ti keni pa video incizimet dhe gjithçka i ka thanë edhe prokuroria”, shprehet Lladrovci

Shpërndaje në: