Lladrovci: I prekuri me koronavirus nuk ka jetuar në Drenas gjatë muajve të fundit

Lladrovci: I prekuri me koronavirus nuk ka jetuar në Drenas gjatë muajve të fundit

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci,  ka dhënë detaje për rastin e parë të një pacienti nga komuna e drenasit me koronavirus.

Lladrovci thotë se qytetari edhe pse është me adresë nga komuna e Drenasit, gjatë muajve të fundit nuk ka pasur kontakt fare me këtë komunë.

Shkrimi i plotë i Lladrovcit:

Pas paraqitjes së rastit të parë pozitiv me virusin covid-19, për qytetarët e komunës së Drenasit, deklaroj si në vijim:

Qytetari i infektuar me virusin covid-19, edhe pse është me adresë nga komuna jonë, gjatë muajve të fundit nuk kishte fare kontakte me komunën tonë.

Në kontakt me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShP), Prof. Dr. Naser Ramadani, u informova se një pacient nga komuna e Drenasit, është i infektuar me virusin covid-19.

Njoftoj qytetarët e komunës së Drenasit se pacienti ka lindur në komunën tonë dhe me adresë është nga komuna jonë, por muajve të fundit, nuk ka qenë në shtëpinë e vet në komunën e Drenasit.

Uroj që pacienti nga Drenasi por edhe të gjithë të prekurit tjerë nga ky virus, të shërohen sa më shpejt dhe të mos kemi raste të reja të infektimit, ndërsa familjarëve të të infektuarit, u kërkoj të ruajnë qetësinë dhe durimin në përballjen e suksesshme me këtë virus.

Ne do të veprojmë sipas rekomandimeve të IKShP dhe institucioneve relevante, në bashkëpunim me Këshillin Emergjent Lokal dhe instancat tjera komunale, duke ndërmarrë të gjitha masat për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, parandalimin dhe luftimin e virusit covid-19.

Kujdes po, panik jo!

Me nderime,

Ramiz Lladrovci

Drenas, 6.4.2020

Shpërndaje në: