Lladrovci: Nuk rri pa maçorr, e kam zbutë t’u e përkëdhel (Video)

Lladrovci: Nuk rri pa maçorr, e kam zbutë t’u e përkëdhel (Video)

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka rrëfyer pjesë të përditshmërisë së tij në një intervistë dhënë televizionit 21 të dielën.

Lladrovci ka thënë se në shtëpinë e tij nuk qëndron pa një maçok, teksa ka prezantuar për publikun maçokun që e mban në shtëpi. Ai tregoi se fillimisht ky maçok ka qenë i egër, por me kalimin e kohës është zbutur.

“E kom zbut tu i qit ushqim, u kanë e egër ksajde, masi m’iku ai maçorri i Rilindit, se e ka marrë kur ka qenë dy javësh, kur ka qenë kotele. Edhe e kemi rritë, edhe ka qenë shumë i dashtun, u zbutë, i ka ardhë vetë n’shpi edhe u kanë shumë i egër, tu i dhanë me hangër, tu e përkdhel, tu e afru, e kena zbutë edhe rrin me neve kshtu. Kështu që pa një maçorr nuk rrimë n’shpi”, tha Lladrovci.

Shpërndaje në: