Lladrovci për stadiumin nacional: Nuk ka birë nane që e lëviz stadiumin prej Korroticës

Lladrovci për stadiumin nacional: Nuk ka birë nane që e lëviz stadiumin prej Korroticës

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar në Komunën e Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se nuk ka birë nane që e dërgon stadiumin tjetër-kah përveç se në Korroticë.

Sipas Lladrovcit janë bërë shumë shpenzime nga ana e Komunës që e qeverisë për t’a sjellur stadiumin aty, përcjell Periskopi.

“Stadiumi nacional do të bëhet në Korroticë, te ‘Kroni i Mbretit’, aty ku Komuna e Drenasit për 24 orë ia ka kaluar pronësinë prej rreth 25 hektarë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për zhvillimin e stadiumit dhe stadiumin ndihmës dhe objekteve tjera përcjellëse të stadiumit nacional. Nuk ka birë nane që e lëviz stacionin prej aty. S’ka birë nane që e qon tjetërkund”.

“Një pronë që është shpronësu për atë qëllim dhe iu ka kalu ministrisë, kush guxon me i lanë gjithë këto mjete të shpenzuara edhe me qu në një zonë qorre me maru stadiumin”, shtoi tutje Lladrovci.

Destinacioni tjetër ku mund të ndërtohet stadiumi nacional është në Bërrnicë. /PERISKOPI/

 

 

 

 

.

Shpërndaje në: