Lladrovci i thotë Lushtakut: Kur nuk ngon, qashtu mësuesi ta ngreh veshin (Video)

Lirimi i Sami Lushtakut nga burgu ka gëzuar shumë bashkëvendësit e tij, të cilët u bashkuan për ta pritur atë në një odë në Prekaz.
Në mesin e burrave që pritën Lushtakun, ishte edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, që tha disa fjalë për të, shkruan Indeksonline.
Fjalimi i tij i bëri të qesh të pranishmit, sidomos Lushtakun dhe avokatin e tij, Arianit Kocin.
“Arianitin e falënderojmë që i ka nejt senev gati. Na moti i kishim kry o Sami po ti nuk na ngojshe, bojshe probleme. E kur nuk ngon, qashtu msusi ta ngreh veshin, por tash mirë është në fund”, dëgjohet duke thënë Lladrovci.
Atij i përgjigjet Lushtaku i cili i thotë “Mirë nuk është hiq po…”.
Kujtojmë se ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku është liruar nga paraburgimi pas ankesës e cila ka ardhur për heqjen e kësaj mase nga mbrojtja e tij. Ai bashkë me Sylejman Selimin dhe pjesëtarë të Ushtrisë Çlrimtare të Kosovës, po akuzoheshin për krimet lufte.
Lushtaku ishte akuzuar për vrasjen e një civili gjatë luftës së fundit në Kosovë, gjë për të cilën ai ishte dënuar me 12 vite burgim në vitin 2015. Kurse Gjykata e Apelit më vonë e kishte liruar nga akuza për vrasjen e civilit, duke e dënuar me shtatë vite burgim për përgjegjësi hierarkike.
Seanca e fundit për trajtimin e këtij rasti ishte mbajtur më 20 qershor, ku u tha se vendimi do të jepej kah gjysma e muajit korrik.