Llapi bëhet me trajner nga Afrika e Jugut

Llapi bëhet me trajner nga Afrika e Jugut

Llapi e ka angazhuar një trajner të huaj për shtabin teknik nga edicioni i ardhshëm.

Trajneri nga Afrika e Jugut, Alan Clark do të jetë “dora e djathtë” e Tahir Batatinës te skuadra e Llapit.

Clark tashmë ka arritur në Prishtinë, derisa lajmin e ka bërë vetë të ditur përmes rrjetit social “Facebook”.

Image

“Në Prishtinë për aventurën tonë evropiane”, ka shkruar Clark.

Ndryshe, Clark së fundmi ishte pjesë e skuadrës afrikano-jugore, Black Leopards si kryetrajner, raporton “Zeri.info”.

Ai ka punuar më herët me Përfaqësuesen U-21 të Kosovës si këshilltar teknik.

Shpërndaje në: