Llapi-Feronikeli: Interesimi i madh ndërpren ndeshjen, më shumë fansa se që lejohet në stadium

Llapi-Feronikeli: Interesimi i madh ndërpren ndeshjen, më shumë fansa se që lejohet në stadium

Janë mbyllur 45 minutat e para të ndeshjes Llapi – Feronikeli.

Pjesa e parë mes Llapit dhe Feronikelit nuk ka treguar diçka të këndshme për sytë e tifozëve, deri në minutën e fundit të pjesës së parë, shkruan Periskopi.

Ajo që vlen të përmendet është e në minutën e 20’ të takimit gjyqtari akordoi një penallti në favor të Llapit, por kjo penallti u anulua nga teknologjia VAR.

Më pas, vetëm dy minuta më vonë, takimi mes Llapit dhe Feronikelit u ndërpre. Gjithçka ndodhi për fajin e tifozëve, të cilët ishin në numër më të madh sesa lejohet të jenë në tribuna. Ndërprerja zgjati tetë minuta, me lojën që rifilloi në minutën e 30’.

Në fundin e pjesës së parë, Feronikeli arriti të zhbllokonte rezultatin, me anë të Dren Gashit.

Në pjesën e parë të takimit u luajtën tetë minuta shtesë si pasojë e ndërprerjes së takimit. /Periskopi/

Shpërndaje në: