Llapi gabon edhe ndaj Drenicës, shkon në pozitën e fundit në tabelë – Dukagjini e Ulpiana ndajnë pikët

Llapi gabon edhe ndaj Drenicës, shkon në pozitën e fundit në tabelë – Dukagjini e Ulpiana ndajnë pikët

Dy ndeshjet e sotme në kuadër të Superligës së Kosovës nuk kanë treguar fitues.

Llapi – Drenica dhe Ulpiana – Dukagjini janë dy ndeshjet që janë zhvilluar sot e që nuk kanë dhënë fitues, me ndeshjen e parë që përfundoi 1:1, kurse tjetra pa gola, shkruan Periskopi.

Llapi nuk ka marrë fitore as këtë xhiro, duke bërë që në gjashtë ndeshjet e para të jetë pa fitore. Në ndeshjen ndaj Drenicës, skuadra e Batatinës e gjeti veten në disavantazh me golin e Ukës në minutën e 12’, por reagimi i vendasve ishte i shpejtë, duke barazuar me Selmanin në minutën 16’.

Këto dy gola vendosën fatin për ndeshjen mes Llapit e Drenicës.

Në anën tjetër, Ulpiana dhe Dukagjini janë ndarë në paqe, me rezultatin e bardhë 0:0.

Pas këtyre dy ndeshjeve, Llapi shkon në pozitën e fundit, me vetëm tri pikë, në tri barazime e tri humbje këtë sezon, kurse Drenica numëron 11 pikë, aq sa kanë liderët.

Dukagjini numëron tri pikë, kurse Ulpiana bën diçka më mirë me pesë pikë. /Periskopi/

Shpërndaje në: