Llapi klub që mendon për të ardhmen – nënshkruan me katër talentë të rinj

Llapi klub që mendon për të ardhmen – nënshkruan me katër talentë të rinj

Llapi gjatë ditës së sotme ka prezantuar edhe katër talentë që do t’i bashkohen ekipit.

Kryetrajneri i skuadrës, Tahir Batatina pas prezantimit të tyre ka theksuar se ka besim dhe përkrahje të plotë të talentëve në të gjithë Kosovën, transmeton Periskopi.

Lojtarët e prezantuar

Ron Emini, 17 vjeç, i lindur më 03.04.2002 është portier i cili i bashkohet Llapit nga Elite Football Academy. Ron Emini ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me klubin.

Bekim Maliqi, 17 vjeç, i lindur më 26.07.2001 është sulmues krahu i cili ka luajtur për 2 Korrikun dhe së fundmi në kategorinë e seniorëve, tek Minatori. Sulmuesi llapjan, Bekim Maliqi për 5 vitet e ardhshme do jetë pjesë e Llapit.

Arizon Rexhepi, 19 vjeç, i lindur më 25.01.2000 është mbrojtës krahu dhe tek Llapi vie nga skuadra e KEK-ut, kurse karrierën e ka nisur tek SHF Kurda. Arizon Rexhepi ka nënshkruar kontratën e tij për 3 vitet e ardhshme të jetë pjesë e Llapit.

Blerand Qitaku, 18 vjeç, i lindur më 13.12.2000 është sulmues dhe klubi i tij i fundit është Gjilani. Blerand Qitaku ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Llapin. /Periskopi.com/

ImageImageImageImage

Shpërndaje në: