Llapi mposhtet nga kundërshtari rus në Antali por nuk njofton fare për rezultatin pas disfatës

Llapi mposhtet nga kundërshtari rus në Antali por nuk njofton fare për rezultatin  pas disfatës

Për fitoret njoftimet bëhen menjëher, por kur rezultati i ndeshjes është humbja atëher çdo gjë dallon.

Llapi është mposhtur sot në Antalya nga skuadra ruse e Tom Tomsk.

Rezultati përfundimtar i duelit ishte 2-0 në favor të rusëve.

Skuadra e Llapit nuk ka postuar akoma asgjë rreth këtij dueli, ndonëse takimi ka mbaruar disa orë më parë.

Kjo ishte miqësorja e tretë e Llapit në Antalya, testi i radhës i tyre do jetë ndaj bullgarëve të Arda Kardzhalit pas dy ditëve.

Tom Tomsku bënë gara në Ligën e Parë ruse (divizioni i dytë), teksa pas fazës vjeshtore mbanë vendin e parafundit në tabelë me 17 pikë në 26 takime të luajtura.

Shpërndaje në: