“Llapjanëve nuk mundet askush me ua lëshu mjekrrën”

“Llapjanëve nuk mundet askush me ua lëshu mjekrrën”

Komuna e Podujevës tash e një vit ka mbetur pa kryetar komune.

Krejt kjo ka ndodhur pasi që kryetari i saj Agim Veliu, u emërua ministër i punëve të brendshme.

Rreth kësaj çështje, për Aleanca.press, ka folur analisti Faton Abdullahu.

Ai ka thënë se për faj të LDK-së dhe interesave të saj partiake, Podujeva ka mbetur pa kryetar të komunës.

‘Podujeva ka mbetur tash një vit pa Kryetar Komune për fajin e LDK-s. LDK për tu mbrojtur nga Vjosa Osmani në kohën e Qeverisë Kurti të cilës nuk i besonte me të drejtë dhe vlerësonte se do të punoj për VV-n kundër LDK-së, dërgoi atje një kuadër,  z. Veliu. Ky ishte interes partiak i LDK-së, konkretisht i një grupi brenda partisë. Atje u dërgua z. Veliu i njohur si më i guximshëm e më i drejtpërdrejtë e i cili mund ta përballoj agresivitetin politik të z. Osmani. Por ky interes partiak i LDK-së e la Podujevën tash një vit pa kryetar, gjë që pashmangshëm janë dëmtuar apo ngecur shumë projekte, procese e veprime që do të duhej të lëviznin para në të mirë të kualitetit të jetës së qytetarëve të kësaj komune’, tha Abdullahu.

Por, në anën tjetër Abdullahu e kritikoi edhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai tha se pas kauzës së Bulliqit, i cili thirrej për atë se do ta kthej tokën e falur për Malin e Zi, do të duhej ta mbante këtë premtim që ta kthej tokën e humbur e të mos kandidoi për kryetar të Podujevës.

‘Në anë tjetër z. Bulliqi i VV-së tek një pjesë e qytetarëve të Kosovës fitoi simpati e poena poitik me kauzën e sajuar se do ta kthej tokën që ‘tradhëtarët ja falën” Malit të Zi. Nëse ishte kështu, e sipas VV-së kështu ishte, pse ai nuk mbet në këtë kauzë të vazhdoi edhe më me konsekuencë dhe të na e kthej tokën e humbur. A nuk pat njëri tjetër në VV që të dal si kandidat në Podujevë por u dashtë që të kandidoi z. Bulliqi e me këtë të harrohet toka dhe kauza për kthimin e saj’, tregoi ai.

Krejt në fund Abdullahu tha se qytetarëve të Podujevës askush nuk mundet të iu lëshoj mjekër.

‘Qytetarët e Podujevës kur dalin para kutiave të votimin duhet ta dëshmojnë se gjëra të tilla i marrin vesh. Llapjanëve krejt krejt veç me ja lëshu mjekër nuk mundet askush’, përfundoi ai.

Kujtomë se, pas gjithë kësaj situate qytetarët llapjnë, janë ata që kanë pësuar më së shumti nga kjo situatë që është zhvilluar atje. Po kësaj pritje do t’i jepet fund këtë të diele më 29 nëntor, ku ata do të vendosin për kryetarin e tyre.

 

Shpërndaje në: