Llapjani nuk i pret familjarët, del të voton me mëngjes: Unë jam pak i hershëm, ata flejnë më shumë

Llapjani nuk i pret familjarët, del të voton me mëngjes: Unë jam pak i hershëm, ata flejnë më shumë

Qytetarët e Podujevës tashmë kanë filluar të dalin për të shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar për kryetarin e ardhshëm të komunës dhe për Kuvendin Komunal.

E një qytetar si duket nuk ka pasur durim t’i pres anëtarët e tjerë të familjes për të shkuar bashkë për të votuar.

Ai ka thënë se është pak më i hershëm dhe se nuk i ka pritur familjarët sepse tha se ata flenë pak më shumë.

“Çdoherë ndryshimet duhet të bëhen, mirë bëhet. Komplet, krejt familja, veç unë jam pak më i hershëm ata flejnë pak më shumë”, ka thënë ai.

Shpërndaje në: