Lodra fiksim e fëmijëve kthehet në fiksimin e ri të filmave porno

Lodra fiksim e fëmijëve kthehet në fiksimin e ri të filmave porno

Fluturat anti-stres kanë nisur të ndalohen nëpër shkolla, por fiksimi për to ka mbërritur në dhomën e gjumit.

Sipas “Glamour”, një numër i madh njerëzish kanë kërkuar termin “fidget spinner porn” (porno me fluturat anti-stres) në sajtet me filma porno. Sipas të dhënave të Pornhub, një prej sajteve më të klikuar për filma porno, termi “flutura anti-stres” ishte termi më i kërkuar i muajit nga shikuesit e filmave porno.

Për një periudhë 10-ditore, ka pasur më shumë se 2,5 milion kërkime me këtë term! Kryesisht, këtë term e kanë kërkuar të rritur të moshave 18-26 vjeç. Dhe kush e di përse, shumica e tyre ishin vajza.

Kjo lodër që është kthyer në një trend të çmendur edhe këtu në Shqipëri, shitet si një lodër “anti-stres për fëmijë”, sidomos për ata fëmijë me hiperaktivitet siç vëren “GQ”. Por rrotullimi me shpejtësi mund të shkaktojë edhe lëndime të rrezikshme ndaj, nuk besojmë se kjo është diçka për t’u provuar në dhomën e gjumit.

Shpërndaje në: