Loja me zjarrin

Loja me zjarrin

Tentimi për të shfuqizuar Gjykatën Speciale nga drejtuesit aktualë, Thaçi, Veseli e Haradinaj, do të jetë akti i fundit i luajtur me fatin e një shteti e një populli të tërë.

Disa deputetë të pandërgjegjshëm, të kaluarit e të tanishmit, të sojit të Milaim Zekës, nuk e kuptojnë sesa e rrezikshme është të konfrontohesh me ndërkombëtarët, pra shtetet mike, në veçanti me Amerikën. E Kosova, duam a s’duam ta pranojmë është një shtet i vogël e i pafuqishëm, shumë i varur nga miqësia me faktorët e mëdhenj globalë.

Amerika po u jep mesazhe të qarta deputetëve se çka mund të ndodhë me Kosovën. E, çka realisht mund të ndodhë? A kanë shpëtim ata që e sollën vetë Specialen? Eulex-i e Kfor-i do t’i zbatojnë urdhëresat e Dhomave të Specializuara pa e pyetur qeverinë apo ligjet e Kosovës. E megjithë dëmet e pariparueshme, populli i Kosovës do t’i vuajë pasojat duke mos mundur të llogaris te aleati më i fuqishëm, Amerika.

Washingtoni, Brukseli dhe Berlini është ngopur nga kjo klasë politike, apo më mirë ta themi nga Qeverisja militare, Presidenca militare dhe i tërë aparati shtetëror militar, pa asnjë intelektual të zotin në të. Të gjithë ata që kanë frikë që mund t’i arrestojë Specialja, do të arrestohen, pavarësisht se çfarë bëni me shtetin. Ata do të arrestohen nga vetë ajo gjykatë të cilën po vetë e ftuan.

Populli do zgjidhje e çlirim!

Shpërndaje në: