Lojtar i Ajax gjen makinën në flakë, shkak martesa me yllin e TikTok

Lojtar i Ajax gjen makinën në flakë, shkak martesa me yllin e TikTok

Mohamed Ihattaren, lojtari me perspektivë i Ajax duket se ka përfunduar nën shënjestrën e gangsterëve dhe keqbërësve të qytetit, teksa makina e fantazistit është gjetur nga polica në flakë në orën tre të mëngjesit në rrugët e Utrechtit.

Makina e markës Porsche me vlerën e 73 mijë paundëve është shkatërruar plotësisht ndërsa ky episod vjen vetëm një javë pasi edhe makina e vëllait të 20-vjeçarit u sulmua dhe pësoi dëme të konsiderueshme.

Ndërkohë, autoritetet holandeze bëjnë të ditur se Ihattaren (që në këtë sezon ende nuk ka luajtur asnjë minutë për Ajaxin), mund të ketë rënë preh e banditëve për shkak të martesës së tij të dielën e kaluar me yllin e TikTok, Yasmine. Sakaq, vetë Ihattaren nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale shkruan se xhelozia është në “ajër” por për fat të mirë dëmet materiale janë lehtësisht të zëvendësueshme./ss

Shpërndaje në: