Lojtarët e Benficas e pësojnë rëndë nga tifozët, autobusi i tyre goditet me gurë

Lojtarët e Benficas e pësojnë rëndë nga tifozët, autobusi i tyre goditet me gurë

Momente terrori kanë kaluar mbrëmjen e djeshme lojtarët e Benfikës, pas ndeshjes me Tondelës, në të cilën barazuan 0-0.

Pas përfundimit të takimit dhe ndërkohë që skuadra e Benfikës është larguar, diçka e pa pritur iu ka ndodhur lojtarëve.

Disa tifozë e kanë ndaluar autobusin e skuadrës dhe e kanë goditur atë me gurë.

Pas disa gjuajtjeve me gurë, janë thyer xhamat e autobusit, teksa janë lënduar edhe dy lojtarë të ekipit.

Bëhet fjalë për gjermanin Julian Uigl dhe Andrija Zivkoviç. Këta dy lojtarë, kanë pësuar dëmtime nga gjuajtjet me gurë, teksa janë transportuar menjëherë në spital

Shpërndaje në: