Lojtarët e Kosovës i kërkojnë falje ‘Dardanëve’ pas ndeshjes në Çeki

Lojtarët e Kosovës i kërkojnë falje ‘Dardanëve’ pas ndeshjes në Çeki

Lojtarët e Kosovës kanë bërë një veprim të rrallë, ata pas ndeshjes i kanë kërkuar falje ‘Dardanëve’.

Lojtarët e Kosovës të dëshpëruar pas humbjes me rezultat 2 me 1 nga Çekia, ju janë ofruar tribunës së ‘Dardanëve’ ku i kanë kërkuar falje për humbjen dhe i kanë përshëndetur për ardhjen e tyre në Çeki.

Kujtojmë se sot mbi 1 mijë tifozë nga Kosova kanë udhëtuar drejt Plzenit për ta përkrahur Kosovën.

Madje disa nga ta janë sulmuar nga tifozët çekë para lojës, ku edhe disa ‘Dardanë’ kanë mbetur të lënduar.

Shpërndaje në: