Lojtarët e Marseille të gjakosur pas përplasjes me tifozët e Nice – ndeshja pritet të vazhdojë sonte

Lojtarët e Marseille të gjakosur pas përplasjes me tifozët e Nice – ndeshja pritet të vazhdojë sonte

Ngjarje aspak të këndshme kanë ndodhur në ndeshjen e Ligue 1, mes Nice dhe Marseille.

Tifozët e Nice vërshuan në fushë për të sulmuar lojtarët e Marseille, pas një konflikti me Dimitri Payet.

Payet u sulmua me një shishe, por ai pa u menduar dy herë mori shishen dhe ua hodhi mbrapsht tifozëve të Nice.

Ky veprim nervozoi turmën dhe bëri që tifozët të futën në fushë për të sulmuar gjithë skuadrën e Marseille.

Nga tifozët kanë mbetur të lënduar 3 apo 4 lojtarë, bën të ditur RMC. Në mesin e tyre është edhe Guendouzi e Peres.

Në anën tjetër, mediet franceze shkruajnë se ndeshja mund të vazhdojë sonte. Ndërkohë, kapiteni i Nice është në dhomat e zhveshjes së Marseille, për të bindur kundërshtarët të kthehen në fushë për ta mbyllur lojën.

Më poshtë mund të shihni fotografitë e lojtarëve të lënduar. /Periskopi/

Shpërndaje në: