Lojtarët e PSG-së po presin ardhjen e ‘menjëhershme’ të Zidanit pas largimit të Pochettinos

Lojtarët e PSG-së po presin ardhjen e ‘menjëhershme’ të Zidanit pas largimit të Pochettinos

Lojtarët e PSG-së po presin ardhjen e ” të Zidanit pas largimit të Pochettinos

Koha e Ole Gunnar Solskjaerit te Mchester Unitedi përfundoi në fundjavë.

Pas një poshtërimi 4-1 nga Watfordi – vetëm një tjetër në radhën e gjatë të rezultateve të dobëta – nuk ishte i befasishëm lajmi për largimin e Solskjaerit nga detyra.

Ajo që mbeti e paqartë, megjithatë, ishte pikëpyetja rreth pasuesit të tij në bankë, transmeton Periskopi.

Ka pasur spekulime se Steve Bruce mund të jetë njeriu i ardhshëm për këtë punë në baza të përkohshme, derisa klubi të pres për opsione të tjera në verë.

Mirëpo, sipas ‘Marca’, ‘Djajt e Kuq’ mund të mos presin shumë më gjatë.

Raporti i lartëpërmendur nuk beson se do të ndodhë kjo, dhe shkon aq larg saqë potencon se lojtarët e PSG-së janë të bindur në emërimin e ‘menjëhershëm’ të Zinedine Zidane.

Besohet se lojtarët janë në dijeni me atë që po ndodhë në klub dhe, derisa nuhasin ndryshime në horizont, raportohet se emri i Zidanet ‘madje po sillet në bisedë’.

Kjo natyrisht se do të nënkuptonte se Pochettino pritet të largohet nga gjiganti parisien.

Pochettino thuhet se nuk është i lumtur me mungesën e kontrollit që ka mbi transferimin e lojtarëve në klub dhe, me familjen e tij që ende jeton në Londër, thuhet se ai është shumë i hapur ndaj një rikthimi në Angli.

Tëksa shtohet se Alex Ferguson po merret me çështjen e sjelljes së Pochettinos në ‘Old Trafford’.

Zidane, i cili ndërtoi një dinasti evropiane me Real Madridin, mund të jetë kandidati perfekt për ta ndihmuar PSG-në dhe ‘mallkimin’ e këtij klubi në Evropë. /Periskopi.com/

Mbeten dyshimet rreth aftësive të tij të vërteta, marrë parasysh skuadrën dhe burimet financiare që trashëgoi te gjiganti spanjoll por, te PSG, ai mund të futet në një situatë edhe më të mirë.

Mund të ndodhë shumë shpejt nëse klubet vazhdojnë në diskutime por, aktualisht, kjo duket si një ndryshim i pazakontë i trefishtë në mes të sezonit.

Sidoqoftë, këto janë klubet më të mëdha dhe më të pasura në botë, kështu që gjithçka është e mundur. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: