Lojtarët gjermanë: Nuk e prisnim këtë nga Spanja

Lojtarët gjermanë: Nuk e prisnim këtë nga Spanja

Gjermania u eliminua në mënyrë tronditëse nga Kupa e Botës pasi Japonia mposhti Spanjën 2:1. Gjermania humbi nga Japonia në raundin e parë, barazoi me Spanjën dhe mundi Kosta Rikën për të dalë me katër pikë.

Është eliminimi i dytë radhazi nga kampionatet botërore për gjermanët pasi ishin kampionë të botës në vitin 2014.

“Kjo është një fatkeqësi absolute”, tha sulmuesi gjerman Thomas Müller.

“Dhem tepër sepse fitorja jonë duhet të kishte mjaftuar. Ne u ndjemë të pafuqishëm, ishte e vështirë të prisnim të ndodhte një mrekulli. Është jashtëzakonisht e trishtueshme që japonezët arritën të mposhtin spanjollët.”

Kai Havertz, i cili realizoi dy gola ndaj Kosta Rikës, është tronditur nga disfata e Spanjës.

“Ne nuk e prisnim këtë rezultat nga Spanja. Por ne duhet të shikojmë veten, ne kishim shanse të mjaftueshme për të fituar kundër Japonisë dhe për të fituar kundër Spanjës.”

Shpërndaje në: