Lojtari dhe pesëshja e javës në Superligën e Kosovës në basketboll

Lojtari dhe pesëshja e javës në Superligën e Kosovës në basketboll

Xhiroja e pestë në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll, ka dhuruar ndeshje interesante.

Padyshim sfida më dramatike ishte ajo ndërmjet Sigal Prishtinës, që u vendos në sekondat e fundit. Ishte pikërisht Dachon Burke, i cili shënoi një tre pikësh, për rezultatin përfundimtar 86:83.

Por, jo vetëm kaq. Burke kishte 33 pikë, shtatë kërcime dhe katër asistime në këtë ndeshje, me indeksin e lojës 35. Dachon Burke ishte lojtari i ndeshjes dhe zgjidhet edhe i javës në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndërkohë, Top 5 lojtarët me efektshmërinë (indeksin) më të larta në xhiron e pestë ishin: Barret Benson i Golden Eagle Yllit 41, Gëzim Morina i Golden Eagle Yllit 37, Dachon Burke i Sigal Prishtinës me 35, Nick Banyard me 32 dhe Julien Lewis i Bashkimit me 30.

 

Shpërndaje në: