Lojtari i ‘Bad News Eagles’ me një kërkesë interesante drejtuar Rashicës para ndeshjes kundër Tottenham

Lojtari i ‘Bad News Eagles’ me një kërkesë interesante drejtuar Rashicës para ndeshjes kundër Tottenham

Me fillim prej orës 17:00, luhen 10 ndeshjet e fundit dhe përmbyllset të edicionit 2021/2022 në kuadër të Premier Ligës.

Pëveç faktit se sot përcaktohet kampioni, po ashtu edhe gara për top katërshen është në “pikëpyetje”.

Tottenham udhëton në Norwich, ku do të përballet kundër skuadrës së rënë para në Championship.

Kurse në anën tjetër, Arsenal e pret në “Emirates” Evertonin, e cila e siguroi pjesëmarrjes në elitën angleze edhe për sezonin e ardhshëm.

Fansat e Arsenalit do të mbajnë shpresat te skuadra e Norwich, që të befasoj Tottenhamin, ku në rast të fitores kundër Evertonit dhe lëshimit të pikëve nga lojtarët e drejtuar nga Conte, atëherë “Gooners” do të riktheheshin në Ligën e Kampionëve, pas shumë viteve mungesë.

Para fillimit të takimit, Sinnopsy (fans i Arsenalit), lojtar i “Bad News Eagles”, i ka kërkuar përfaqësuesit të Kosovës – Milot Rashicës, të shënoj hat-trick kundër rivalit të përbetuar të Arsenalit – Tottenhamit.

Shpërndaje në: