Lojtari i Brentfordit e shtyu Romelu Lukakun në pozicion jashtë loje dhe është thjesht gjeniale

Lojtari i Brentfordit e shtyu Romelu Lukakun në pozicion jashtë loje dhe është thjesht gjeniale

Fati i keq i Romelu Lukakut ka vazhduar, derisa Chelsea mposhti Brentfordin 1-0, të shtunën.

Një natë më parë se mbrëmë, skuadra e Thomas Tuchel e dinte se duhet të fitonte këtë përballje për t’u rikthyer në krye të tabelës.

‘Të Kaltërit’ arritën ta bëjnë këtë me një fitore 1-0, por nuk ishte falë sulmuesit belg, i cili tash ka kaluar gjashtë ndeshje pa shënuar për Chelsean, transmeton Periskopi.

Por ai nuk është se nuk u mundua të shënonte, siç do t’u tregojmë më poshtë.

Në mesin e pjesës së parë, një sulm në krahun e majtë i dha hapësirë të madhe Timo Wernerit, me Lukakun në krahun e djathtë dhe me një pamje drejt portës.

Por para se të paralajmërohej, Mathias Jansen i dha një të shtyrë të lehtë nga prapa, për ta vënë Lukakun në pozitë jashtë loje./Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: